Foto ilustruese

Sport

Zyrtare/ FIFA: Kupa e Botës 'Katar 2022' do luhet në dimër, ja datat

13 Korrik 2018, 18:21| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 18:51

  • Share

Tingëllon e pabesueshme por është e vërtetë. Botërori i ardhshëm nuk do luhet në verë, por në dimër. FIFA ka bërë sot zyrtare datat e fillimit dhe mbarimit të Kupës së Botës 2022 që mbahet në Katar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se Kupa e Botës në Katar fillon me 21 nëntor dhe mbaron me 18 dhjetor 2022. Vlen të theksojmë që 18 dhjetori është dita kombëtare e Katarit dhe po këtë datë do të zhvillohet edhe finalja e madhe e botërorit të ardhshëm. 

Kjo është hera e parë që një Kupë Bote do zhvillohet në periudhën e dimrit, për shkak të temperaturave të larta në Katar të cilat në verë arrijnë nivele ekstreme. 


(Njoftimi i FIFA-s për datat e Botërorit Katar 2022)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?