Lionel Scaloni u konfirmua këtë të hënë si trajner i skuadrës argjentinase të futbollit deri në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Argjentinase e Futbollit përmes një publikimi në kanalet e komunikimit, pak orë para se të nisë ceremonia e ndarjes së çmimeve "The Best", e cila mbahet sot në 21:00 në Paris.
44-vjeçari mori drejtimin e Argjentinës në gushtin e 2018 dhe ia doli të fitojë Botërorin "Katar 2022", duke merituar kontratën e re. Me gjasë Scaloni do jetë edhe trajneri më i mirë i vitit, çmim ky i dhënë nga FIFA.
Komento