Ilir Daja dhe moment nga ndeshja

Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll

18 Maj, 16:58| Përditesimi: 18 Maj, 17:03

  • Share

Ballkani është kampioni i Kosovës në futboll për vitin e tretë radhazi. Kur duhet edhe një javë nga fundi i sezonit të rregullt në kampionat, ekipi i Ilir Dajës ka mbyllur llogaritë e titullit kampion me fitoren 0-1 në Podujevë kundër rivalëve të Llapit.

Duhej sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Bernard Karrica që në minutën e 73 t'i jepte suksesin therandasve për trofeun e tretë në histori. 2021-22, 2022-23 dhe 2023-24, këto janë vitet kur Ballkani ka fituar trofeun, në të trija herët me Ilir Dajën në stol.

Trajneri 57-vjeçar nga Tirana shkruan historinë pasi e çon në gjashtë numrin e titujve të fituar në karrierën si trajner. Tre herë ka fituar Daja në Superligën e Shqipërisë.

Gjjithçka fillon në vitin 2006, kur ai me KF Elbasanin shkruanin historinë për qytetin e Shqipërisë së Mesme. Më pas, në sezonin 2007-08 Daja dërgoi Dinamon drejt titullit, para se të festonte me Skënderbeun në 2018.

Me këtë titull të siguruar, Ilir Daja dhe Ballkani e çojnë në tre numrin e trofeve radhazi në Superligën e Kosovës. Ekipi "portokalli" barazon rekordin e 17 viteve më parë të vendosur nga Besa e Pejës, që fitonte tri herë radhazi Superligën e Kosovës.

Në datën 26 maj Ballkani do festojë në shtëpi titullin kampion, pikërisht në ndeshjen e fundit kundër Prishtinës.

Renditja një javë nga fundi i sezonit

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?