Florian Wirtz prezantohet te Liverpool

Sport

Zyrtare/ Florian Wirtz është i Liverpoolit, transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit

21 Qershor, 13:53| Përditesimi: 21 Qershor, 13:59

  • Share

Liverpool ka kompletuar një nga goditjet më të mëdha të merkatos, duke zyrtarizuar afrimin e Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, që njoftoi largimin e fantazistit pas pesë sezonesh të shkëlqyera në Bundesliga.

22-vjeçari i kërkuar nga gjigantë si Bayern Munich dhe Manchester City, ka zgjedhur të transferohet në “Anfield”, ku do të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.

Për shërbimet e Wirtz, Liverpool ka paguar një shifër rekord prej 140 milionë eurosh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontratë pesë vjeçare, ndërsa pritet të ketë një rol kyç në ndërtimin e skuadrës së re të Liverpool.

Wirtz bëhet lojtari i dytë që kalon nga Leverkusen te Liverpool këtë merkato, pas Jeremie Frimpong, ndërsa klubi anglez dërgon një sinjal të qartë për ambiciet në sezonin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?