Pas vetëm një sezoni në krye të klubit, Paris Saint Germain ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Christophe Galtier. Kampionët e Francës kanë zyrtarizuar gjithçka, me 56-vjeçarin që vijon prej disa ditësh të qëndrojë në burg në Nice, i akuzuar për homofobi dhe racizëm.
“Kontrata u ndërpre, falënderimet dhe urimet më të mira nga klubi shkojnë për Galtier dhe ndihmësit e tij, Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento”, shkruhet në njoftim.
Luis Enrique do ta pasojë atë në stolin e “Pace des Princes”. Spanjolli do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, e cila mund të përfshijë një klauzolë për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër.
Ish-trajneri i Barcelonës është duke finalizuar kontratën e tij, por ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me hierarkinë e klubit, veçanërisht duke komunikuar mbi marrëveshjet e vazhdueshme të transferimeve të PSG-së.