Gianluigi Donnarumma

Sport

Zyrtare/ Gianluigi Donnarumma kalon te Manchester City

2 Shtator, 11:14| Përditesimi: 2 Shtator, 11:16

  • Share

Portieri italian Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë karrierën në Premier League, pas finalizimit të transferimit te Manchester City.

“Qytetarët” kanë arritur marrëveshjen me PSG-në për 40 milionë euro, pas negociatave që fillimisht kishin nisur me kërkesën e parisienëve prej 50 milionë eurosh dhe ofertës fillestare të City prej 30 milionë eurosh.

Ky transferim u bë i mundur pas largimit të Ederson te Fenerbahce në Turqi, duke liruar vendin për portierin italian.

Për Donnarummën, Premier League do të jetë kampionati i tretë në karrierë, pas përvojës në Serie A dhe Ligue 1, ku u shqua si një nga portierët më të mirë të brezit të tij.

Italiani po i afrohet sezonit të tij të 10-të në futbollin profesionist, pavarësisht se është vetëm 26 vjeç dhe do të konkurrojë me James Trafford për vendin e titullarit te Manchester City.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?