Kombëtarja e Holandës ka konfirmuar se ylli i Barcelonës, Frenkie De Jong nuk do të jetë i gatshëm në Euro 2024 për shkak të lëndimit.
“Frenkie De Jong nuk do të marrë pjesë në Euro 2024. Ne jemi me ty, Frenkie”, thuhej në njoftimin zyrtar të Holandës në platformën X.
Të gjithë te “Tulipanët” shpresonin te rikuperimi në kohë i 27-vjeçarit. Por, në mbrëmjen e së hënës, Holanda lajmëroi se De Jong nuk do të jetë pjesë e skuadrës për Europian. Menjëherë reagoi edhe trajneri Koeman i cili nuk nguroi aspak të fajësonte Barcelonën për gjendjen e De Jong.
“Te Barcelona rrezikuan shumë më gjendjen fizike të De Jong dhe tani jemi ne që vuajmë pasojat”, u shpreh Koeman. Ndërkohë, vetë De Jong shprehu të gjithë zhgënjimin që nuk do të jetë pjesë e Euro 2024.