Massimiliano Allegri

Sport

Zyrtare/ 'Goli' i parë i Igli Tares, Milani konfirmon Max Allegrin si trajnerin e ri

30 Maj, 11:56| Përditesimi: 30 Maj, 12:12

  • Share

Milani ka njoftuar se Massimiliano Allegri është emëruar trajner i ekipit të parë, duke u rikthyer në klub pas 11 sezonesh. Allegri e njeh ambientin kuqezi pasi në sezonin 2010-11 ai fitoi titullin kampion me Milanin në Serie A. Me vetëm 48 orë si drejtor sportiv, Igli Tare ia ka dalë të bind trajnerin dhe të zgjidhë një nga çështjet më me ngut në "Casa Milan". 

I lindur në Livorno më 11 gusht 1967, Massimiliano Allegri luajti në Serie A për Pisa, Pescara, Cagliari, Perugia dhe Napoli përpara se të fillonte karrierën e tij si trajner në vitin 2002. Ai drejtoi Aglianese, SPAL, Grosseto dhe Sassuolo përpara se të debutonte si trajner në Serie A me Cagliarin në vitin 2008. Në vitin 2010, ai u bashkua me Milanin, duke fituar titullin e 18-të të klubit në sezonin e tij të parë, të ndjekur nga Superkupa e Italisë në vitin 2011.

Nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe përsëri nga viti 2021 deri në vitin 2024, ai ishte në krye të Juventusit, duke i udhëhequr bardhezinjtë drejt 5 titujve të Serie A, 5 trofeve të Kupës së Italisë dhe 2 Superkupave të Italisë.

Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshme, me formulën 2+1.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 30/05/2025 14:44

    Një gjë ka të sigurt Milani me Alegrin, vendin e 10 në kampionat pas Torinos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?