Besnik Hasi

Sport

Zyrtare/ Hasi, Besniku i Anderlecht! Shqiptari rikthehet në stol pas 9 vitesh

20 Mars, 10:22| Përditesimi: 20 Mars, 10:33

  • Share

BRUKSEL - Pas afro nëntë vitesh, Besnik Hasi është rikthyer si trajner i Anderlecht në Belgjikë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga Mechelen.

Largimi nga Mechelen nuk ka qenë kaq i hidhur, pasi Hasi është rikthyer në klubin ku bëri emër dhe do drejtojë ekipin deri në fundin e sezonit, kjo me të drejtë rinovimi.

Për Hasin ky është rikthim te Anderelchti, pasi e ka udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016 në 119 ndeshje. Hasi fitoi titullin në 2014 dhe ngriti Superkupën si trajner i Anderlecht.

"E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlecht", tha gjakovari.

Si trajner Besnik Hasi ka drejtuar edhe Legian e Varshavës, Olympiacos, Al Raed, Al Ahli dhe Mechelen. 

Anderlechti vendosi të ndahet me trajnerin David Hubert para se t'i besonte Hasit. Anderlecht mban vendin e katërt në renditje për zonën e titullit kampion, tetë pikë pas Genk-ut kryesues.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?