Joao Felix

ZYRTARE/ Huazim për gjashtë muaj, Chelsea prezanton sulmuesin portugez! 'Bluve' iu dëmtohet tjetër futbollist

11 Janar 2023, 15:32| Përditesimi: 11 Janar 2023, 15:34

  • Share

Chelsea ka prezantuar zyrtarisht Joao Felix. Sulmuesi portugez do jetë pjesë e Bluve deri verën e këtij viti dhe klubi nga Londra ka paguar 12 milionë euro për huazimin e 23-vjeçarit. Përpara se të largohej nga Atletico Madrid, Felix ka rinovuar me spanjollët deri në 2027, teksa është pjesë fikse e formacionit për "Los Cholchoneres".

Veç shumës prej 12 milionë euro për huazimin, Chelsea do paguajë pagën e plotë për Felix, me madrilenët që dalin të fituar nga kjo marrëveshje. Pas prezantimit, Felix është shprehur i lumtur që do jetë pjesë e një prej klubeve më të mira në botë.

"Chelsea është një nga skuadrat më të mëdha në botë, shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të arrijë qëllimet e tij. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe i emocionuar që mund të luaj në një stadium si 'Stamford Bridge'", tha Felix që do mabjë mbi shpinë numrin 11-të.

Nga ana tjetër Chelsea ka njoftuar se sulmuesi Christian Pulisic do mungojë për disa muaj për shkak të dëmtimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?