Aventura e Alessandro Nestës te Monza në Serie A ka përfunduar. Humbja e së dielës 1-2 ndaj Juventusit, ndonëse erdhi pas një paraqitjeje të mirë, bëri që klubi të ndryshojë trajnerin.
“AC Monza njofton se ka shkarkuar Alessandro Nestën nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin për atë që ka bërë deri më tani dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen", thuhet në njoftim.
Ajo që rëndoi në zgjedhjen e drejtorit Adriano Galliani, që ka mbrojtur gjithmonë trajnerin, ishte rekordi negativ në këtë pjesë të parë të sezonit; vetëm 10 pikë të fituara në 17 ndeshjet e luajtura deri tani dhe vetëm një sukses.
Shumë pak për një klub që vitin e kaluar e përfundoi kampionatin në vendin e dymbëdhjetë me 45 pikë. Salvatore Bocchetti ka pranuar të drejtojë Monzën dhe po negocion zgjidhjen e kontratës me Veronën.
AC Monza comunica di aver sollevato Alessandro Nesta dall’incarico di allenatore della Prima Squadra.
— AC Monza (@ACMonza) December 23, 2024
Il Club ringrazia il tecnico per quanto fatto finora e gli augura il meglio per il futuro. pic.twitter.com/RjgdhmHwBC
Komente
