Massimiliano Alvini (majtas)

ZYRTARE/ Humbja në shtëpi nuk kapërdihet, klubi i Serie A shkarkon trajnerin

14 Janar 2023, 22:21| Përditesimi: 14 Janar 2023, 22:22

  • Share

Rrugëtimi i Massimiliano Alvinit në pankinën e Cremonese ka marrë fund. Pas humbjes së sotmenë shtëpi ndaj Monzës (2-3), klubi nga Cremona vendosi zyrtarisht të shkarkojë trajnerin dhe stafin e tij.

Tashmë Cremonese po zhvillon bisedime me Davide Ballardinin për të gjetur një marrëveshje si zëvendësues i mundshëm teksa ende nuk ka një akord mes palëve. Cremonese ndodhet e fundit në renditje, duke mos pasur asnjë fitore këtë sezon në Serie A.

Bilanci i 18 javëve për Alvinin është negativ me 7 barazime dhe 11 humbje, por mbi të gjitha zero fitore. Vendi i fundit në Serie A ka bërë që drejtuesit të largojnë trajnerin e ulur në stol fillimin e sezonit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?