Filippo Inzaghi

Zyrtare/ Humbja tronditëse, shkarkohet Filippo Inzaghi

11 Shkurt, 20:59| Përditesimi: 11 Shkurt, 21:01

  • Share

Salernitana ka konfirmuar shkarkimin e Filippo Inzaghit, ndërsa Fabio Liverani pritet të nënshkruajë me ekipin në rolin e trajnerit të ri. Klubi nga Salerno njoftoi shkarkimin e Inzaghit me një deklaratë zyrtare të dielën në mëngjes.

 “Salernitana njofton se ka liruar trajnerin e ekipit të parë Filippo Inzaghi nga detyrat e tij. Klubi falenderon trajnerin për angazhimin dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen e karrierës së tij”, thuhet në reagim.

Inzaghi u emërua në tetor 2023 për të zëvendësuar Paulo Sousa-n, por fituesi i Kupës së Botës me Italinë e 2006 fitoi vetëm dy ndeshje nga 16 në krye të 'Granata-s', duke barazuar katër dhe duke humbur dhjetë herë.

Ish-mesfushori dhe trajneri aktual i Parmës, Liverani, do të zëvendësojë Inzaghin në 'Arechi' dhe sipas Sky Sport Italia, 47-vjeçari do të nënshkruajë kontratën e tij në mbrëmje.

Salernitana është në fund të tabelës së Serie A me vetëm 13 pikë në 24 ndeshje. Ata kanë mbrojtjen më të dobët në Serie A me 47 gola të pësuar. Të premten Salernitana pësoi humbjen 3-1 kundër rivalëve të drejtpërdrejtë, Empolit, gjë që çoi në mënyrë të pashmangshme në shkarkimin e Inzaghit.

Kjo është hera e tretë që Inzaghi shkarkohet në Serie A. Milan, Bologna dhe tanimë Salernitana kanë ndarë rrugët me ish-sulmuesin kampion. Nëse shtojmë edhe Beneventon, për Inzaghin bëhen katër shkarkime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?