Redi Kasa në prezantim

Sport

ZYRTARE/ I dalë nga akademia e Parmës në Itali, Egnatia firmos me mesfushorin e ri

10 Janar 2023, 16:28| Përditesimi: 10 Janar 2023, 16:31

  • Share

Egnatia ka bërë lëvizjen e dytë hyrëse në merkaton e janarit dhe ka firmosur me Redi Kasën deri në verën e 2025. Mesfushori shqiptar ka dalë nga akademia e Parmës në Itali, teksa 21-vjeçari ka luajtur edhe me Tsarsko Selo dhe Sepemvi Sofia në Bullgari. Kjo është hera e parë që mëngjarashi provon një aventurë në futbollin shqiptar.

"Redi Kasa është lojtari më i ri i KF Egnatia. Futbollisti ka firmosur kontratën që e bën pjesë të klubit deri në 2025", njofton klubi rrogozhinas. Koha e gjatë e marrëveshjes e bën Egnatian të besojë te aftësitë e djaloshit, me rrogozhinasit që këtë sezon në 15 javët e para mbajnë vendin e tretë në Superligë. Pas firmës me sulmuesin 27-vjeçar Raphael Dwamena, Egnatia merr edhe një mesfushor të talentuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?