Manchester City njoftoi të mërkurën nënshkrimin me Tijjani Reijnders nga Milani në një marrëveshje pesë vjeçare. Nga kjo lëvizje në arkat e Milanit u shtuan 55 milionë euro, duke e bërë mesfushorin holandez shitjen e parë të epokës Igli Tare te kuqezinjtë. Tijjani Reijnders tha se ishte "i entuziazmuar" që po nënshkruante për skuadrën e Pep Guardiolës.
Reijnders, 26 vjeç, iu bashkua Milanit nga AZ Alkmaar në vitin 2023 dhe shënoi 15 gola për klubin italian në sezonin 2024-25. Ai do të përforcojë opsionet e mesfushës së Guardiolës pas largimit të Kevin De Bruyne.
"Jam shumë i emocionuar që po nënshkruaj për Manchester Cityn. City është një nga ekipet më të mëdha në botë, me trajnerin më të mirë, lojtarë të klasit botëror dhe ambiente të shkëlqyera”, tha Reijnders.
Drejtori i futbollit, Hugo Viana, shtoi: “Ai vjen këtu me përvojë të gjerë të nivelit të lartë në Evropë, si në nivel klubesh, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare me Holandën.”
Më herët Man. City njoftoi marrëveshjet për mesfushorin Rayan Cherki nga Lyon dhe portierin e tretë të Chelseat, Marcus Bettinelli, të martën, ndërsa mbrojtësi i majtë Rayan Ait-Nouri u bashkua nga Wolves të hënën.
Komente
