Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Zyrtare/ Ilir Daja rinovon me FC Ballkanin deri në 2026

30 Maj, 19:50| Përditesimi: 30 Maj, 19:51

  • Share

Trajneri i FC Ballkanit në Kosovë, Ilir Daja ka rinovuar me klubin nga Theranda deri në vitin 2026. Tre titujt kampion radhazi në kampionat, Kupa e Kosovës dhe Superkupa e këtij vendi të fituara në sezonet e fundit, kanë bërë që trajneri nga Tirana të ketë besimin e drejtuesve.

"Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, me qëllime dashakeqe ndaj klubit. Na priftë e mbara", thuhet në njoftim.

Kështu, Daja do jetë pjesë e "portokallinjve" deri në 2026 dhe do i drejtojë në eliminatoret e Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?