Herolind Shala prezantohet te Partizani

Sport

Zyrtare/ Ish-mesfushori i Kombëtares firmos me Partizanin dy javë para fundit të sezonit

16 Prill, 14:25| Përditesimi: 16 Prill, 14:26

  • Share

Herolind Shala është zyrtarisht pjesë e Partizanit, në një lëvizje të papritur vetëm dy javë para përfundimit të Superligës. 33-vjeçari ka firmosur deri në fund të sezonit 2025-2026, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.

Pasi kaloi më sukses vizitat mjekësore, mesfushori 33-vjeçar ka nisur zyrtarisht aventurën me kryeqytetasit. Ish-lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës, do të provojë eksperiencën e parë në karrierë në kampionatin shqiptar.

‘’Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të regjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start’’, njofton klubi i kuq.

Afrimi i Skënder Gegës si trajner i Partizanit ka bërë që te ‘Demat’ të afrohen emra të njohur për cilësitë në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?