Agon Elezi ka firmosur me Bochum në Bundesligën gjermane të futbollit. Shqiptari që luan për Maqedoninë e Veriut nuk është një emër i panjohur, pasi për një sezon ka qenë pjesë e Skënderbeut në Superligë. Prej verës së 2020 ai ishte pjesë e Varazdin në Kroaci.
Me të drejtën për të negociuar me çdo klub, 22-vjeçari ka gjetur akordin në Bundesligë. Pas vizitave mjekësore, tanimë Elezi ka pozuar me fanellën e Bochum.
Ish-i i Skënderbeut ishte në "konflikt" me klubin kroat, teksa në javët e fundit është detyruar të luajë me ekipin e të rinjve. E gjithë situata vjen për mosrinovimin.
Sipas Transfermarkt, Elezi ka luajtur 68 ndeshje në fanellën e Varazdin me tetë gola dhe një asistim. Ai ka arritur të bëjë nëntë paraqitje me fanellën e skuadrës maqedonase dhe me firmën te Bochum do të jetë më shumë në 'radarin' e përzgjedhësve në vendin fqinj.