Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i AF Elbasanit edhe për sezonin 2025-26 në Superligë. Ka qenë klubi verdheblu që ka konfirmuar rinovimin me trajnerin serb edhe për një tjetër sezon. 46-vjeçari u bashkua me AF Elbasanin më 5 dhjetor 2024 dhe me 23 ndeshje në stol ka bindur drejtuesit.
"Klubi verdheblu njofton vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ivan Gvozdenovic. Pankina i besohet trajnerit Gvozdenovic per sezonin 25/26", njofton AF Elbasani.
Trajneri ia doli që të ngrinte ekipin nga një moment jo i mirë dhe vetëm në ndeshjen e fundit nuk mundi të siguronte një biletë për në "Final 4", mini-turneun që vendos titullin kampion në Superligë.
Veç AF Elbasanit, serbi ka qenë trajner edhe i Skënderbeut, Saham Club, Radnicki, Foresta, Al Mojzel dhe Al Faisaly.
Komente
