Zyrtare, James Rodriguez rikthehet në Europë, bashkohet me skuadrën e njohur

15 Shtator 2022, 22:34| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 22:37

  • Share

Futbollisti James Rodriguez është rikthyer në Europë. Mesfushori i njohur kolumbian ka plotësuar dëshirën e tij për të konkurruar sërish në nivele të larta, duke lënë kështu Al Rayyan në Katar.

Ish-futbollisti i Real Madrid ka nënshkruar me Olimpiacos, teksa shumë shpejt do të debutojë me klubin grek. Ndeshja e tij e parë me fanellën e kësaj skuadre me shumë mundësi do të jetë në transfertën ndaj Aris, sfidë kjo e kampionatit e llogaritur të zhvillohet në orën 19.00 në stadiumin Kleanthis Vikelidis Stadium (Thessaloniki).

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?