Jasir Asani

Sport

ZYRTARE/ Jasir Asani bën lëvizjen e papritur, ish-anësori i Partizanit transferohet në Korenë e Jugut

8 Dhjetor 2022, 09:48| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 09:47

  • Share

Jasir Asani, ish-futbollisti i Partizanit në Superligë ka zgjedhur të vijojë karrierën në Korenë e Jugut me Gwangju FC. 27 vjeçari lë kështu Kisvardën pas një sezoni e gjysmë dhe nga Hungaria bën lëvizjen e papritur për në Azinë e largët.

Kanë qenë hungarezët që kanë zyrtarizuar marrëveshjen për shitjen e Asanit te klubi i ngjitur këtë sezon në elitën e Koresë së Jugut. Shifrat e marrëveshjes nuk bëhen me dije, teksa shqiptaro-maqedonasi duket se ka vendosur në bazë të pagës më të lartë.

"Jam shumë i lumtur që kam kontribuar në arritjen e objektivat e mia, pasi çdo lojtar ka për detyrë të ndihmojë në arritjen e qëllimeve. Nëse skuadra e përmbush atë, lojtari mund të thotë të njëjtën gjë për veten e tij. Këto suksese na shtyjnë të përpiqemi më lart në karrierën tonë, gjë që tani ka ndodhur edhe në rastin tim”, tha Asani që nuk harroi të falenderonte Kisvardën.

Me hungarezët Asani luajti në Europë, duke fituar edhe Kupën e Hungarisë. Kujtojmë se Asani ka qenë pjesë e U-21 të Shqipërisë ndërsa ende pret një ftesë nga ekipi A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?