Jasir Asani prezantohet te Esteghlal FC

Sport

Zyrtare/ Jasir Asani prezantohet në Iran te Esteghlal FC

20 Gusht, 13:05| Përditesimi: 20 Gusht, 13:11

  • Share

TEHERAN, Iran - Jasir Asani do e vijojë karrierën te Esteghlal FC në Iran. 30-vjeçari largohet pas dy vitesh e gjysmë nga koreano-jugorët e Gwangju, ndërsa Esteghlal FC pagoi 1 milion dollarë për ta pasur që në verë.

Sipas njoftimit të klubit iranian, Asani do mbërrijë në Teheran për t'u bashkuar me ekipin e ri dhe pse jo të jetë i gatshëm për trajnerin Ricardo Sa Pinto. Esteghlal është një nga klubet historike të Iranit dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët.

Kalimi i Jasirit nga Korea e Jugut për në Iran është parë me dyshim për të ardhmen e tij në Kombëtare.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?