Jasir Asani

Sport

Zyrtare/ Jasir Asani surprizon me skuadrën e re, firmos për 1 vit e gjysmë, por duhet të presë disa muaj për debutimin

3 Gusht, 14:55| Përditesimi: 3 Gusht, 14:56

  • Share

Jasir Asani është bërë me skuadër të re. “Mëngjarashi” është zyrtarizuar nga Esteghlal, me këto të fundit që ka arritur marrëveshjen.

Palët kanë firmosur një kontratë për 1 sezon e gjysmë, me shqiptarin që do të duhet të presë për të luajtur me skuadrën e re. Kjo pasi Asani do të kalojë te Esteghlal vetëm pasi të përfundojë kontratën e tij me Gëangju, ekip me të cilin ka kontratë deri në dhjetor.

Kështu në janar, ish-i i Partizanit do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Esteghlal dhe të nisë aventurën e re te ekipi i ri. Lajmin e ka zyrtarizuar skuadra nga Irani.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?