Joshua Zirkzee

Zyrtare/ Joshua Zirkzee, lojtar i ri i Manchester United

14 Korrik, 21:57| Përditesimi: 14 Korrik, 21:58

  • Share

Manchester United ka njoftuar nënshkrimin me Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez 23-vjeçar mbërrin në “Old Trafford” nga skuadra italiane e Bolognas. Shumat e përfshira në këtë transferimin nuk u zbuluan, por shtypi ka folur për një marrëveshje me vlerë 42.5 milionë euro dhe kohëzgjatje pesë sezone, me opsion një tjetër sezon.

23-vjeçari holandez ka fituar tetë trofe gjatë kohës së tij me Bayern Munich, ndërsa u shpreh i lumtur që është bashkuar me klubin ikonik anglez.

“Pas bisedimeve me trajnerin dhe drejtuesit e klubit, e di se sa emocionuese do të jetë e ardhmja këtu dhe mezi pres të luaj rolin tim në arritjen e suksesit për Manchester United.

Është një privilegj të bashkohem me një klub kaq ikonik. Më duhet të bëj një pushim të shkurtër tani pasi isha me ekipin kombëtar, por do të kthehem i gatshëm për të qenë i gatshëm”, deklaroi sulmuesi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?