Douglas Luiz

Sport

Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin

30 Qershor 2024, 15:55| Përditesimi: 30 Qershor 2024, 15:56

  • Share

Douglas Luiz është lojtari më i ri i Juventus. Mesfushori brazilian pas shkëlqimit në Angli me fanellën e Aston Villas ka pranuar të vijojë karrierën në Serie A, me fanellën e 'Zonjës së Vjetër'. Për të arritur deri te Douglas Luiz, Juventusi është dakordësuar të paguajë 50 milionë euro te Aston Villa, shumë që do të paguhet me katër këste.

Mesfushori brazilian ka firmosur deri në 2029 me rekordmenët e futbollit italian. 26-vjeçari, autor i 16 ndeshjeve me kombëtaren 'Seleçao', është një përforcim me vlera për skuadrën e Thiago Mottës dhe bëhet blerja e parë e klubit me trajnerin e ri në stol.

Douglas Luiz kaloi 5 sezone fantastike tek Aston Villa, aty ku ishte një ndër më të mirët e skuadrës. Më parë ka luajtur edhe me Manchester Cityn, Gironën dhe Vasco da Gamën në vendlindje.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?