Juventusi ka konfirmuar besimin ndaj trajnerit Igor Tudor, duke zyrtarizuar rinovimin e kontratës me teknikun kroat deri në verën e vitit 2027, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër.
Tudor mori drejtimin e skuadrës bardhezi në fazën finale të sezonit të kaluar, duke zëvendësuar Thiago Mottën dhe arriti objektivin madhor, kualifikimin në Champions League.
47-vjeçari do të ketë tani mundësinë të ndërtojë projektin e tij afatgjatë te “Zonja e Vjetër”, ndërsa sfida e parë e madhe do të jetë Botërori i Klubeve në SHBA, ku Juventusi do të përfaqësojë një pjesë të futbollit italian në arenën ndërkombëtare.
Ky rinovim konfirmon besimin e klubit me qasjen taktike të Tudor, i cili tashmë ka në dorë një ekip të etur për rikthimin në majat e futbollit Italian pas një mungese disa vjeçare.
Komente
