KROACI - Nikola Kalinic është sulmuesi më i ri i Hajdukut të Splitit. 35-vjeçari u tërhoq nga futbolli për pesë muajt e shkuar, teksa këtë merkato transferimesh u rikthye sërish në Split për të ndihmuar ekipin e tij në garën për të fituar titullin kampion.
Hajduku është në krye të kampionatit dhe po bën mirë këtë sezon, me sulmuesin që firmosi deri në verën e këtij viti. Ajo çka e bën më tërheqëse këtë lëvizje është fakti se Kalinic ka pranuar të luaj pa rrogë, por me një pagë simbolike prej 1 euro në muaj.
Me 42 ndeshje dhe 15 gola për kombëtaren kroate, Kalinic ka luajtur me klube si Fiorentina, Milan, Roma, Atletico Madrid apo edhe Verona, për t'u kthyer në shkurtin e 2022 për herë të parë pas 14 vitesh në vendlindje, pikërisht me Hajdukun e Splitit.