Agim Ibraimi

Zyrtare/ Ka luajtur në Champions League, Tirana emëron drejtor sportiv Agim Ibraimin

31 Maj, 21:44| Përditesimi: 31 Maj, 21:46

  • Share

Agim Ibraimi është drejtori i ri sportiv i FK Tiranës. Klubi kryeqytetas i ka besuar rolin e rëndësishëm ish-futbollistit të Shkëndijës, Maribor, Domzale apo Kukësit dhe Dinamos.

Në verën e 2022 Ibraimi la Dinamon dhe "vari këpucët në gozhdë", teksa kjo do jetë detyra e tij e parë në rolin e ri.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton se Agim Ibraimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardh’ e blu! Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me Ibraimin duke nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes palëve për një projekt afatgjatë. Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë Ibraimin për t'i besuar këtë rol të rëndësishëm.

Ibraimi do të nisë menjëherë nga puna për formimin e Tironës Europiane dhe skuadrës së sezonit të ri. Si futbollist, Agim Ibraimi ka lënë gjurmë me Mariborin në Slloveni, teksa ka luajtur me Kaljarin në Serinë A, Astanën në Kazakistan dhe njëkohësisht numëron 40 ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe i është dhënë çmimi i nderit si Ambasador i Sportit.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide. Tirana i uron mirëseardhje dhe njëkohësisht suksese drejtorit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu", njofton klubi kryeqytetas.

35-vjeçari ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola për Maqedoninë e Veriut, teksa ka qenë pjesëmarrës edhe në Champions League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?