Megi Doçi te Gallatasaray

Sport

Zyrtare/ Ka shënuar 700 gola me Vllazninë, Megi Doçi firmos me Gallatasaray në Turqi

17 Janar 2024, 16:54| Përditesimi: 17 Janar 2024, 17:00

  • Share

Futbollistja Megi Doçi ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke firmosur me Gallatasarayn e vajzave në Turqi. 27-vjeçarja prej 11 sezonesh është ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ekip me të cilin ka shënuar mbi 700 gola.

Doçi është prezantuar te ekipi i ri, me marrëveshjen që është gjashtë muajore dhe me të drejtë rinovimi në bazë të performancës. Lojtarja dhe turqit ishin në negociata që në verë, me akordin që u arrit në këtë periudhë.

Kështu, Doçi bëhet lojtarja e radhës që largohet nga futbolli shqiptar i vajzave drejt një kampionati të huaj. Në 11 sezone me Vllazninë, Doçi ka fituar dhjetë herë titullin kampion dhe është shpallur fituesja e "Topit të Artë" disa herë.

Megi Doçi në prezantim

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?