Adi Kurti

Sport

Zyrtare/ Kapiteni i Shqipërisë U-19 firmos me Veronën deri në vitin 2028

24 Qershor, 12:01| Përditesimi: 24 Qershor, 12:04

  • Share

ITALI - Hellas Verona ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të mbrojtësit të talentuar shqiptar, Adi Kurti, nga Empoli. Në një njoftim të bërë publik, klubi italian konfirmon se ka siguruar në mënyrë të përhershme shërbimet e lojtarit të lindur në vitin 2006, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që e lidh me skuadrën verdheblu deri më 30 qershor 2028.

Sezonin e kaluar Kurti shkëlqeu me ekipin 'Primavera' të Veronës, duke regjistruar plot 31 paraqitje dhe 2 gola, si dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë për të rinjtë (Coppa Italia Primavera), duke dëshmuar zhvillim të shpejtë dhe potencial të lartë.

Përveç perfomancave në nivel klubesh, Kurti ka qenë edhe një figurë kyçe në radhët e kombëtares shqiptare U19, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në 6 ndeshje ndërkombëtare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?