Florian Kamberi

Zyrtare/ Katër muaj pa skuadër, ish-sulmuesi i Kombëtares firmos në Kroaci

11 Tetor 2023, 15:38
  • Share

Florian Kamberi është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Slaven Belupo në elitën e futbollit kroat. I mbetur pa ekip prej qershorit të këtij viti, kur u largua nga Huddersfield në Angli, 28-vjeçari tanimë do jetë pjesë e Belupo për një sezon.

“Florian Kamberi është lojtari i ri i Slaven Belupos. Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur më 8 mars 1995, në Lachen, ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit aktual dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferencini nga ndeshja me Rudes”, thuhet në njoftimin e kroatëve.

Në karrierën e tij të pasur, Kamberi ka mbrojtur ngjyrat e Karlsruhe, Grasshoppers, St. Gallen, Winterthur, Rangers, Hibernian, Sheffield Wednesday dhe Huddersfield. Në total, sulmuesi shqiptar ka zhvilluar deri tani 267 ndeshje dhe ka shënuar 76 gola dhe 21 asistime. Te Slaven Belupo, Kamberi do të gjej edhe dy bashkëkombës të tij, sulmuesin Arbër Hoxha dhe mbrojtësin Bujar Pllana.

Kujtojmë se dy vite më parë ai u bë pjesë e Kombëtares shqiptare, teksa një debat me ish-trajneri Edy Reja bëri që mos debutonte me kuqezinjtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?