Keidi Bare

Zyrtare/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, mesfushori i Kombëtares firmos për tre sezone me ekipin e ri

26 Korrik, 21:19| Përditesimi: 26 Korrik, 21:21

  • Share

Keidi Bare është lojtari më i ri i Real Zaragozës në La Liga 2 të Spanjës. Pasi kaloi katër sezone me Espanyol mes La Liga dhe La Liga 2, fieraku ka gjetur akordin me klubin e ri.

Sezonin e fundit ai luajti 42 ndeshje me Espanyol, duke qenë shtylla e ekipit. I mbetur pa kontratë, Bare kishte oferta nga tre klube të La Ligas, mes të cilave Vallecano dhe Las Palmas, por projekti i Real Zaragozës ishte më bindës.

Keidi Bare bëhet përforcimi i shtatë i klubit aragonez për sezonin 2024-2025 pas Joan Femenias, Soberon, Tasende, Gori, Ivan Calero dhe Bazdar, teksa do të udhëtojë këtë të dielë me shokët e tij të rinj në qytetin San Pedro del Pinatar (Murcia), ku skuadra do të jetë e përqendruar deri më 3 gusht dhe do të zhvillojë fazën përgatitore.

Mesfushori i Kombëtares (26 vjeç) ka qenë pjesë e moshave të Apolonisë dhe Atletico Madrid, ndërsa karrierën e ka zhvilluar me Malagan dhe Espanyol në Spanjë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?