Ish-kapiteni i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Jorgo Pëllumbi është mbrojtësi më i ri i Debrecenit në Hungari. 23-vjeçari korçar ka firmosur për tre vite e gjysmë dhe do jetë pjesë e prapavijës së gjigantit hungarez.
I dalë nga moshat e Skënderbeut, ai ra në sy pikërisht te korçarët ku kaloi dy sezone shumë të mira dhe më pas firmosi me Varazdin në elitën e Kroacisë. I huazuar ai luajti edhe gjashtë muaj me Kukësin.
Pëllumbi ka luajtur 15 ndeshje me Kombëtaren U-21 dhe ka qenë kapiteni i Shpresave, ndërsa kjo lëvizje duket se vjen në një çast kur ai kërkon një ftesë nga Kombëtarja, me Sylvinhon që duhet se e ka në "optikë" qendërmbrojtësin.
????✍️| Debrecen has signed Jorgo Pellumbi from Croatian top flight team, NK Varazdin. pic.twitter.com/167l7vfDjW
— Hungarian Football Xtra (@HunFootballXtra) January 5, 2024