Klodian Duro dhe presidenti i Gjilanit

Zyrtare/ Klodian Duro rikthehet në stol, do drejtojë Gjilanin në Kosovë

26 Qershor 2023, 13:18| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 13:20

  • Share

Klodian Duro do jetë trajneri i ri i Gjilanit në Superligën e Kosovës. 45-vjeçari nga Elbasani rikthehet në stol pas shtatë muajve, teksa për herë të fundit drejtoi Lushnjën në Kategorinë e Parë në Shqipëri për tetë ndeshjes.

Pas largimit të Zekirija Ramadanit, "Skifterat" do jenë nën urdhërat e Duros edhe në Conference League. Gjilani luan në këtë event kundër Progres Niederkorn të Luksemburgut, me klubin që ka nisur punën edhe me lojtarët.

Duro ka rënë dakord me presidentin Florim Zuka për një kontratë 1-vjeçare, teksa ky është një rikthim për ish-fantazistin e Kombëtares në Kosovë, pasi më herët ka qenë trajneri i Feronikelit. Në karrierën e tij, Duro ka drejtuar Kukësin, Kamzën, Luftëtarin, Feronikelin dhe Lushnjën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?