Zyrtare, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin: Zgjedhjet për kreun e FSHF-së mbahen më 2 mars! Anëtarët e Asamblesë, delegatët dhe si bëhet procesi

22 Janar 2022, 14:55| Përditesimi: 22 Janar 2022, 16:32

  • Share

Edhe pse fushata dhe tentativat për të betonizuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit nga ana e Armand Dukës kanë nisur prej javësh, vetëm dje Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka vendosur datën 2 mars për mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore do të mblidhet në godinën e FSHF në 2 mars. Zgjedhjet do të zhvillohen jo vetëm për presidentin e ri të FSHF-ës por dhe për anëtaret e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Brenda datës 10 shkurt anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të bëjnë me dije emrin e delegatit me të drejte vote që do i përfaqësojë në Asamble. Po brenda kësaj date nga anëtarët e FSHF pra nga vete klubet apo Shoqatat duhet te paraqiten edhe kandidaturat për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Për të qenë zyrtarisht kandidat për president të FSHF duhet që të të propozojnë 5 klube ose 5 anëtarë të FSHF. Dhe për të qenë kandidat për Komitetin Ekzekutiv  duhet të të propozojnë minimalisht 2 anëtarë të FSHF. Mandatet si presidenti ashtu edhe Komiteti Ekzekutiv janë 4-vjeçare.

Anëtarët e FSHF që dërgojnë përfaqësues për të votuar në Asamble janë 26 klube futbolli  (10 skuadrat e Superligës dhe 16 të kategorisë së parë), 11 shoqatat, 8 prej të cilave shoqata Rajonale.  Delegate me të drejte vote janë 55 , 26 delegatë të 26 klubeve të futbollit ndërsa 26 janë nga 8 shoqatat rajonale dhe nga një delegate kanë shoqata e trajnerëve, arbitrave dhe mjekësisë sportive

Për tu zgjedhur President i FSHF-së në raundin e parë duhen 2/3 e votave, pra 37 vota të delegateve dhe në raundin e dytë mjafton 50% plus 1, ose 28 vota. Kandidatet zyrtare mund të quhen vetëm kur të propozohen sipas rregullave. Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha janë shprehur se do të kandidojnë. Duka kërkon mandatin e 6-të pasi ka në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që prej vitit 2002.

Asambleja e Përgjithshme e FSHF

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja thirret për zhvillimin e punimeve, një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të çdo viti anëtarët kanë të drejtë të marrin vendime statutore, duke propozuar dhe miratuar amendime të ndryshme të rëndësishme. Asambleja është i vetmi organ i cili ka tagrin të marrë të tilla vendime. Me vendim te Komitetit Ekzekutiv caktohet çdo vit data, ora dhe vendi për mbledhjen e Asamblesë së Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme të FSHF-së. Një herë në katër vjet, siç e përcakton edhe Statuti i Federatës Shqiptare të Futbollit, zhvillohet Asambleja Zgjedhore e FSHF-së, e cila zgjedh Presidentin e FSHF-së, 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv si edhe Anëtarët e Komisionit Verifikues (këta, një herë në dy vjet). Gjithashtu, Asambleja e Përgjithshme ka të drejtën e marrjes së shumë vendimeve të rëndësishme.

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, që dërgojnë përfaqësues

1. Klubi i Futbollit Vllaznia

2. Partizani

3. Klubi i Futbollit Tirana

4. Futboll Klub Dinamo

5. Klubi i Futbollit Teuta Durrës

6. Futboll Klub Kukësi

7. Klubi Futbollit Laçi

8. Klubi i Futbollit Skenderbeu

9. Klub Futboll Egnatia

10. Klubi Sportiv Kastrioti

11. Bylis

12. KF Erzeni

13. FK Tërbuni

14. F.K.Apolonia

15. FK Tomori 1923

16. Klubi i Futbollit Maliq

17. Futboll Club Besa

18. KF Burreli

19. Klubi i Futbollit BUTRINTI

20. Pogradeci F.K

21. Klubi i Futbollit Lushnja 1930

22. Klubi i Futbollit Turbina

23. KF Shkumbini

24. Shoqata e Futbollit Besëlidhja

25. Klubi i Futbollit Vora

26. Shoqata e Futbollit Korabi

27. Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës

28. Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan

29. Shoqata Rajonale e Futbollit Fier

30. Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër

31. Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë

32. Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë

33. Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër

34. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë

35. Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Sportive

36. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar

37. Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/01/2022 16:15

    Nese e mer perseri ky idioti Duka atehere duhet shkrire fshf se eshte e mbaruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?