Jordi Jaku

Sport

Zyrtare/ Kontratë 3-vjeçare për mesfushorin, Tirana 'rrëmben' lojtarin e Dinamos

11 Tetor 2023, 12:31| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 12:32

  • Share

Tirana ka njoftuar se i ka ofruar kontratë tre vjeçare Jordi Jakut, lojtarit të Dinamos. 17-vjeçari ka bindur stafin e bardhebluve dhe tanimë do jetë pjesë e ekipit A të Tiranës për vijimin e sezonit. Pjesë edhe e Kombëtares U-19, Jaku luan në mesin e fushës si edhe në qendër të mbrojtjes.

Me origjinë nga Rrësheni, djaloshi ka qenë pjesë e Shënkollit të moshave dhe më pas ka kaluar për disa muaj te ekipi i Dianamos. Prej ditës së sotme, Jaku do ndryshojë ekip, por jo qytet, duke mbetur sërish në kryeqytet për të veshur fanellën e Tiranës.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e mesfushorit 17-vjecar Jordi Jaku. Talenti i Kombëtares U-19, ka firmosur me klubin tonë një kontratë për tre sezonet e ardhshme duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. KF Tirana vazhdon me projektin për të promovuar sa më shumë talentet e së ardhmes", njofton Tirana.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?