Bledi Shkëmbi (majtas) prezantohet te Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut

Sport

Zyrtare/ Kontratë afatgjatë, Bledi Shkëmbi firmos në Maqedoninë e Veriut

20 Qershor, 12:35| Përditesimi: 20 Qershor, 12:40

  • Share

STRUGË - Bledi Shkëmbi do jetë trajneri i ri i Struga Trim dhe Lum në Maqedoninë e Veriut. Disa orë pasi KF Tirana njoftoi largimin e tij nga kryeqyteti, korçari nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar në klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin zyrtar, Struga Trim dhe Lum bën me dije se kontrata e Shkëmbit është afatgjatë, por Report Tv mëson se ai ka firmosur kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi, duke iu dhënë 'çelësat' për ndërtimin e një skuadre solide në kampionat, që kërkon pjesëmarrjen edhe në Kupat e Evropës.

Ish-kapiteni i Skënderbeut që fitoi disa trofe me korçarët, tanimë ka kaluar kufirin dhe pas Kosovës do trajnojë në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i klubit:

Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Struga Trim Lum, duke pasuar në këtë post Ilcho Gjorgjioski.

Klubi i Futbollit Struga Trim Lum njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës “bardhekuq”. Pas një eksperience të gjatë si futbollistë i spikatur, e më pas edhe si trajner, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë.

Shkëmbi është një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptarë, teksa i njëjti së fundmi në dy periudha të ndryshme drejtonte një ndër skuadrat më të mëdha në Shqipëri, KF Tiranën.

Pasi shkëputi kontratën me “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare, Shkëmbi te Struga Trim Lum vjen për të nisur një rrugëtim të ri dhe më afatgjatë, ku pritet të ndërtojë një skuadër që do të luaj një rol të rëndësishëm në futbollin vendor brenda disa viteve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?