Yann Sommer

Sport

ZYRTARE/ Kontratë deri në 2025, Bayern Munich afron në portë një ekspert

19 Janar 2023, 18:52| Përditesimi: 19 Janar 2023, 18:53

  • Share

Bayern Munich ka gjetur zëvendësuesin e Manuel Neuer dhe ka firmosur me Yann Sommer. Zvicerani dhe bavarezët kanë rënë dakord për një kontratë deri në verën e 2025. Pas tetë vitesh e gjysmë, Sommer largohet nga Borussia M'Gladbach dhe kalon te kampionët e Bundesligës. 34-vjeçari është një ekspert në portë, duke treguar cilësitë e padiskutuara edhe me Zvicrën në 80 ndeshje.

"Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në FC Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë herë, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që tani jam pjesë e FC Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Mönchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim", tha Sommer në fjalët e para si bavarez.

Kujtojmë se trajneri Nagelsmann kërkoi një portier nga klubi, me kapitenin Neuer që mbylli sezonin për shkak të një dëmtimi në pistën e skive.

Yann Sommer

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?