Luis Diaz prezantohet te Bayern Munich

Sport

Zyrtare/ Kontratë katër vjeçare, Luis Diaz prezantohet te Bayern Munich! 75 mln euro shkojnë në arkat e Liverpool

30 Korrik, 10:41| Përditesimi: 30 Korrik, 10:43

  • Share

GJERMANI - Sulmuesi kolumbian Luis Diaz është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Pas tre viteve e gjysmë te Liverpool, 28-vjeçari zgjodhi të kalonte në Bundesligë për t'u bashkuar me kampionët e Gjermanisë. Klubi bavarez ka derdhur 75 milionë euro në arkat e Liverpool për të blerë sulmuesin anësor që shihet si zëvendësi i Leroy Sane.

Me Liverpool, Diaz fitoi një titull të Premier League, një FA Cup, dy Kupa EFL dhe një Community Shield. Pritet që Liverpool të hidhet në sulm për Aleksandër Isak të Neëcastle, ndërsa kolumbiani është një afrim cilësor për Bayern Munich.

"Luis Diaz ka përfunduar transferimin e tij të përhershëm te Bayern Munich pas tre vitesh e gjysmë te Liverpooli. Kolumbiani largohet nga "The Reds" pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e katër trofeve të mëdhenj që nga mbërritja e tij nga FC Porto në fillim të vitit 2022, të kurorëzuar me titullin e Premier League sezonin e kaluar", njoftoi Liverpool. Diaz do mbajë veshur fanellën me numrin 14-të te Bayern.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?