Kristjan Asllani prezantohet te Torino

Sport

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te Torino

25 Gusht, 12:12| Përditesimi: 25 Gusht, 12:15

  • Share

ITALI, Torino - Kristjan Asllani është prezantuar te Torino në Itali. Klubi 'granata' e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot. Si për koicidencë, Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

DETAJET - Kristjan Asllani pas tre vitesh do largohet nga Interi. Torino do paguajë 1.5 milionë euro te Interi për huazimin një vjeçar, ndërsa pas këtij sezoni ka të drejtë për blerjen e mesfushorit në bazë të performancës për 12.5 milionë euro, për një kontratë finale 3-vjeçare (1+3 në total).

E ardhmja e Asllanit u lidh edhe me Real Betis, Bologna apo Fiorentina, por në fund përfitoi Torino. Tanimë mesfushori do ketë më shumë hapësira për të treguar potencialin e tij në fushë.

Asllani (djathtas) firmos te Torino

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?