Emiljano Çela dhe Bekim Kuli

Sport

Zyrtare, Kukësi i jep Besës trajnerët Emiljano Çela dhe Bekim Kuli! Objektiv, arritja e Superiores me kavajasit

2 Janar, 21:42| Përditesimi: 2 Janar, 21:45

  • Share

Tashmë është edhe zyrtare. Emiljano Çela është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Lajmi që kishte ditë që qarkullonte është bërë zyrtar pasditen e 2 janarit nga klubi i Kukësit ku Çela drejtonte muajt e fundit. Kukësi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale zyrtarizon se i jep Besës së Kavajës trajnerët Emiljano Çela dhe Bekim Kuli.

Çela do të zëvendësojë tek Besa Mirel Josën të larguar ditët e fundit të vitit 2024 dhe ndihmës do të ketë Bekim Kulin njëjtë si tek Kukësi. Besa ka objektivin madhor këtë edicion për t’u rikthyer në Superiore.

Kavajasit mbajnë momentalisht vendin e tretë në renditje me 3 pikë më pak se Vora kryesuese. Ndërsa Kukësi që të premten do zyrtarizojë stafin e ri ndodhet në vendet e fundit në Kategorinë e Parë.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?