Bledar Devolli, trajneri i ri i FK Kukësit

Sport

Zyrtare/ Kukësi rikthen Bledar Devollin në postin e trajnerit

7 Tetor, 15:50| Përditesimi: 7 Tetor, 15:55

  • Share

Pasi larguan trajnerin Sedat Pajaziti, FK Kukësi i cili militon në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri, ka rikthyer Bledar Devollin. 47-vjeçari edhe dy sezone më parë ka qenë në stolin e verilindorëve, duke e drejtuar skuadrën në 17 takime.

Tanimë, pas 16 muajsh shkëputje, Kukësi ia beson sërish gjirokastritit ringritjen e ekipit, pas një nisje jo të mirë në sezonin e ri.

"Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.

Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual. Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re", thuhet në njoftimin e klubit. Dinamo, Turbina, Drenica, Luzi, Kukësi, Iliria dhe Teuta, këto kanë qenë klubet ku Devolli ka drejtuar nga stoli.

Këtë sezon në Kategorinë e Parë, Kukësi mban vendin e 10-të dhe në gjashtë takimet e zhvilluara ka mundur të sigurojë vetëm katër pikë, me një fitore, një barazim dhe katër humbje, e fundit 3-0 në Korçë kundër Skënderbeut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?