Lautaro Martinez

ZYRTARE/ Lautaro Martinez firmos kontratën e re me Interin! Kapiteni zikaltër do jetë pjesë e kampionëve të Italisë deri në 2029

12 Gusht, 18:21| Përditesimi: 12 Gusht, 18:24

  • Share

Lautaro Martinez ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin e Interit. Tashmë kapiteni do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2029. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Interit me anë të një postimi në rrjet.

Martinez u bë pjesë e Inter në vitin 2018 kur erdhi nga klubi argjentinas Racing Club. Prej atëherë, Lautaro ka shënuar 103 gola në 206 paraqitje me fanellën zikaltër, duke fituar dy herë kampionatin italian.

Gjithashtu Martinez ishte dhe pjesë e ekipit argjentinas që fitoi Kupën e Botës në Katar 2022.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?