Ikona turke e futbollit, Fatih Terim është emëruar trajneri i ri i Panathinaikos në Greqi. Këta të fundit shkarkuan në mënyrë të papritur Ivan Jovanoviç pas dy vite e gjysmë në krye të ekipit.
'Të gjelbrit' morën vendimin për t'u ndarë me trajnerin serb vetëm një ditë pas Krishtlindjeve, një vendim befasues që ka ndarë tifozët e Panathinaikos. Jovanoviç ka qenë trajneri më i suksesshëm i klubit gjatë dekadës së fundit dhe me siguri një nga më të mirët në historinë e tij (sigurisht një nga më të mirët që nuk e ka fituar kurrë ligën).
Gjatë qëndrimit në stol, Jovanoviç udhëhoqi "Tërfilin" drejt një fitoreje të Kupës së Greqisë në vitin 2022, ndërsa sezonin e kaluar i çoi ata më pranë me titullin e ligës që kur e fituan për herë të fundit në sezonin 2009-10.
Te Panathinaikos janë të bindur se me Terim në stol ekipi do jetë më pranë titullit. Trajneri 70-vjeçar ka pasur një karrierë të gjatë që e ka parë atë të arrijë rezultate fantastike me Galatasaray dhe Turqi.
Gjatë katër qëndrimeve të tij si trajner i Galatasaray-t, ai fitoi tetë tituj ligë, tre Kupa të Turqisë dhe më së shumti Kupën UEFA në 1999-2000 (tani e njohur si Europa League). Krahas kësaj, Terim arriti edhe në gjysmëfinale me Turqinë në Euro 2008. Kështu, Panathinaikos ka afruar në stol një ekspert.