Ruud van Nistelrooy

Sport

Zyrtare/ Leicester City shkarkon Ruud van Nistelrooy pas vetëm gjashtë muajsh

28 Qershor, 13:21| Përditesimi: 28 Qershor, 13:22

  • Share

Leicester City ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ruud van Nistelrooy, vetëm gjashtë muaj pas emërimit të tij në krye të skuadrës. Klubi anglez e ka marrë këtë vendim pas rezultateve të dobëta dhe dështimit për të mbijetuar në Premier League.

Tekniku holandez mori drejtimin e ekipit në dhjetor të vitit të kaluar, në një moment të vështirë për “Dhelprat”, me qëllimin për të shpëtuar skuadrën nga rënia. Ai erdhi në stolin e Leicester pak kohë pas largimit nga posti ndihmës te Manchester United.

Nën drejtimin e tij, Leicester regjistroi vetëm 5 fitore, 4 barazime dhe 18 humbje në 27 ndeshje, një bilanc që i kushtoi skuadrës rënien nga elita e futbollit anglez.

Klubi ka konfirmuar largimin e trajnerit dhe tashmë ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit të tij. Objektivi është i qartë, rikthimi i menjëhershëm në Premier League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?