Nevil Dede

Zyrtare/ Lëvizje e papritur te AF Elbasani, Nevil Dede largohet nga stoli i skuadrës një muaj pas rinovimit

1 Korrik, 15:45| Përditesimi: 1 Korrik, 15:47

  • Share

Nevil Dede nuk është më trajneri i AF Elbasanit, klub që do jetë pjesë e Superligës sezonin e ri. Trajneri dhe klubi verdheblu rinovuan pak më shumë se një muaj më parë, teksa në njoftimin e shpërndarë për mediet thuhet se palët nuk "u gjendën në vija të përbashkëta bashkëpunimi".

Kështu AF Elbasani do kërkojë për një "timonier" të ri pas rikthimit në Superligë. Kujtojmë se Dede e drejtoi ekipin në Kategorinë e Parë, aty ku u shpall edhe kampion.

Njoftimi i klubit:

AF Elbasani dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin futbolldashës në Elbasan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjenden ne vija te perbashketa kooperimi me trajnerin dhe per rrjedhoje te dy palet dakordesuan nderprerjen e kontrates se perbashket. Af Elbasani I percjell falenderimet me te sinqerta trajnerit per te gjithe kontributin e dhene sezonin e shkuar si trajner I skuadres ne permbushjen e objektivave dhe I uron suksese te metejshme ne karrieren e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?