ITALI - Në Serie A kanë nisur nga puna për sezonin e ri në futboll dhe klubet elitare kanë bërë edhe ndryshimet në stol. Dje Fiorentina prezantoi Palladinon, ndërsa këtë të mërkurë kanë ndodhur dy ndryshime.
Bologna, që sezonin e ri do jetë pjesë e Champions League i ka besuar stolin Vincenzo Italianos, që u largua nga Fiorentina me dy finale të humbura në Ligën e Konferencës. Përvoja e tij duket se i ka bindur drejtuesit. Nga Bologna u largua trajneri Thiago Motta që pritet të prezantohet te Juventusi.
Ndërkohë zhvillime ka edhe te Lazio. Bëhet me dije se Igor Tudor ka pasur krisje me drejtuesit dhe pas vetëm tre muajve në krye të ekipit ka kërkuar largimin. Lotito tanimë ka në mendje dy emra për zëvendësimin e tij; Marco Baroni ose Miroslav Klose.