Robert Lewandowski dhe Michal Probierz

Sport

Zyrtare/ Lewandowski 'shkarkon' trajnerin e Polonisë

12 Qershor, 10:15| Përditesimi: 12 Qershor, 10:17

  • Share

Michal Probierz nuk është më trajneri i Polonisë në futboll. Humbja 2-1 në Finlandë i ka "vendosur kapakun" një kapitulli me shumë polemika mes tij dhe kapitenit të ekipit, Robert Lewandowski.

Ky i fundit disa ditë më parë u tërhoq nga ekipi pas një sherri me trajnerin, ku humbi edhe shiritin e kapitenit. Tanimë duket se Lewandowski ka "fituar" pasi trajneri është dorëhequr pas 21 ndeshjeve në krye të skuadrës, ku e dërgoi edhe në finalet e Euro 2024 dhe siguroi një pikë pas barazimit me Francën.

“Kam arritur në përfundimin se në situatën aktuale, vendimi më i mirë për të mirën e ekipit kombëtar do të jetë dorëheqja ime nga pozicioni i trajnerit. Kryerja e këtij funksioni ishte përmbushja e ëndrrave të mia profesionale dhe nderi më i madh i jetës sime. Do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi, punonjës të Federatës Polake të Futbollit. Gjithmonë mund të mbështetem tek ju.

Sigurisht, do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët, të cilët pata kënaqësinë t’i takoja në këtë rrugë. Do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për të gjithë ju, sepse ekipi kombëtar është aseti ynë i përbashkët kombëtar. Do të doja gjithashtu të falënderoja tifozët tanë të mrekullueshëm. Ju jeni me ne në të mirë e në të keq. Kudo që ka luajtur ekipi kombëtar, mbështetja juaj është dëgjuar", shkroi trajneri pas vendimit.

Ndërkohë një falenderim ka ardhur nga Federata e Futbollit të Polonisë. "Federata Polake e Futbollit dëshiron të falënderojë trajnerin Michal Probierz për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në menaxhimin e ekipit kombëtar, duke i uruar suksese në karrierën e tij të mëtejshme profesionale."

Michal Probierz udhëhoqi ekipin kombëtar polak në 21 ndeshje. Ai fitoi dhjetë, barazoi katër herë dhe humbi shtatë herë. Pas ndeshjeve eliminatore, ai u kualifikua në Kampionatin Evropian 2024, ku bardhekuqtë fituan një pikë, duke barazuar me Francën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?