Luka Modric dhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez

Zyrtare/ Luka Modric firmos me Real Madrid

17 Korrik, 14:06| Përditesimi: 17 Korrik, 14:13

  • Share

Real Madrid dhe Luka Modric (38 vjeç) kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2025. Modriç mbërriti te Real Madrid në vitin 2012 dhe në dymbëdhjetë sezone është bërë një legjendë e Real Madridit dhe futbollit botëror.

Me Real Madridin ai ka fituar 26 tituj; 6 Champions League, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 2 Copa del Rey dhe 5 Superkupa Spanjolle.

Modriç është një nga pesë lojtarët që ka arritur të fitojë 6 Kupa Evropiane dhe ka numrin më të madh të titujve në historinë e "Galaktikëve". Në nivel individual, Modric fitoi Topin e Artë në 2018, çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s dhe u emërua Lojtari i Vitit nga UEFA.

Ai ka qenë pjesë e FIFA FIFPro World XI në 6 raste dhe është shpallur dy herë mesfushori më i mirë në Champions League. Ai ka fituar një herë Topin e Artë dhe një herë Topin e Argjendtë në Kupën e Botës për Klube.

Me kombëtaren kroate ai fitoi Topin e Artë në Kupën e Botës 2018 dhe Topin e Bronzit në Kupën e Botës 2022. Modric ka luajtur 534 ndeshje për madrilenët, në të cilat ka shënuar 39 gola dhe për Kroacinë ka luajtur 178 ndeshje dhe mban rekordin historik për më shumë paraqitje.

Luka Modric dhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?