Formula 1 ka njoftuar sot se Çmimi i Madh i Spanjës do të mbahet në Madrid nga viti 2026 deri në vitin 2035, pas një marrëveshjeje me 'IFEMA MADRID' për të sjellë një cirkuit krejt të ri në kryeqytetin spanjoll.
Ai do të përfshijë seksione rrugore dhe jo-rrugore. Pista e re 5.47 km e gjatë, që i nënshtrohet rregullave të FIA-s dhe specifikimeve përfundimtare të dizajnit, do të ketë 20 kthesa, me një xhiro të parashikuar kualifikuese prej 1 minutë e 32 sekonda.
E ndërtuar rreth qendrës së ekspozitës IFEMA, cirkuiti do të përfshijë gjithashtu një ndërtesë me një kullë të re garash dhe hapësira zyre, zona VIP të mikpritjes dhe argëtimit.
Vendi parashikohet të ketë kapacitet për të pritur më shumë se 110 mijë tifozë në ditë në të gjithë tribunat. Ka gjithashtu plane për të rritur kapacitetin deri në 140 mijë tifozë në ditë gjatë gjysmës së parë të marrëveshjes, duke e bërë Madridin një nga vendet më të mëdha në kalendarin e F1.
I vendosur në qytetin e Madridit dhe pesë minuta larg nga aeroporti "Madrid, Barajas Adolfo Suarez", Çmimi i Madh i Spanjës do të bëhet një nga garat më të prekshme në kalendarin F1, me pistën të aksesueshme me metro, tren dhe linjat qytetëse.
Vlerësohet se 90% e tifozëve do të mund të udhëtojnë në drejtim të pistës përmes transportit publik, ndërsa tifozët që qëndrojnë në lokalet dhe hotelet pranë.
F1 is coming to Madrid in 2026! ????????????#F1 @IFEMA pic.twitter.com/QkvpE02WNQ
— Formula 1 (@F1) January 23, 2024